Informohu sigurtë, bëhu pjesë e kanalit tonë në Viber
Prano hulumtimet dhe lajmet e fundit me mesazh!
Europa e ka hedhur poshtë propozimin prej 28 pikash, me të cilin Ukrainës i kërkohet ta dorëzojë Donbasin dhe ta përgjysmojë ushtrinë e saj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është pajtuar që të negociojë thelbin e planit kundërthënës prej 28 pikash të Donald Trump që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, raporton gazeta “The Telegraph”.Qeveritë evropiane, të prira prej Francës, kanë akuzuar të enjten presidentin amerikan se po përpiqet ta shtrëngojë Kievin të “kapitulojë” ndaj Rusisë me propozimin e fundit për armëpushim.Por Zelensky, presidenti ukrainas, i ka deklaruar një zyrtari të Pentagonit se është i gatshëm të punojë me administratën Trump për strategjinë.Detajet e planit, kanë spikatur shkallën e lëshimeve që Shtetet e Bashkuara që ia kërkojnë Ukrainës.Plani, i hartuar nga Uashingtoni dhe Moska, përfshin dorëzimin e territorit nga Kievi në favor të Rusinë dhe përgjysmimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase.Plani thotë se Ukrainës nuk do t’i lejohet ta pushtojë Rusinë, as nuk do të jetë në gjendje të përdorë forcën ushtarake për të rimarrë tokat e vjedhura prej saj nga Moska.Trupat e NATO-s gjithashtu nuk do të lejohen të hyjnë në Ukrainë dhe avionët luftarakë të huaj do të lejohen të stacionohen vetëm në Poloni.Në këmbim të paqes, Rusisë do t’i jepet i gjithë rajoni i Donbasit dhe Krimea.Të gjitha asetet e ngrira do t’i kthehen Rusisë dhe do të kthehet në G7, duke e rritur në G8.Pavarësisht kritikave të ashpra nga udhëheqësit evropianë, Zelensky ka pranuar të “punojë mbi dispozitat e planit në një mënyrë që do të sillte një fund të drejtë të luftës”, ka thënënë një zyrtar ukrainas, duke shtuar: “Presidenti i Ukrainës ka përshkruar parimet themelore që kanë rëndësi për popullin tonë”.Zelensky komentoi më tej se Ukraina është e gatshme të bëjë punë “konstruktive” për t’i dhënë fund luftës.“Ekipet tona – Ukraina dhe SHBA-ja – do të punojnë mbi pikat e planit për t’i dhënë fund luftës. Ne jemi gati për punë konstruktive, të ndershme dhe të shpejtë”, ka shkruar ai në Telegram.“Që nga ditët e para të luftës, ne kemi mbajtur një qëndrim shumë të thjeshtë: Ukraina ka nevojë për paqe. Një paqe të vërtetë – një paqe që nuk do të prishet nga një pushtim i tretë. Një paqe dinjitoze – me kushte që respektojnë pavarësinë tonë, sovranitetin tonë dhe dinjitetin e popullit ukrainas. Dhe janë pikërisht kushte të tilla që ne duhet të sigurojmë”.Zelensky pritet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin Trump në ditët në vijim për të diskutuar strategjinë e re.Lajmi u dha ndërsa Kremlini ka bërë të ditur të enjten se presidenti Vladimir Putin kishte vizituar postin komandues të grupimit perëndimor të forcave ruse, ku u takua me Valery Gerasimovin, shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë, dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë.Gjenerali Gerasimov i ka thënë Putinit se forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit ukrainas Kupiansk, të cilin Moska e sheh si objektiv të rëndësishëm në sulmin e saj drejt perëndimit përmes Ukrainës qendrore dhe lindore. Ushtria e Ukrainës ka mohuar pretendimin e Rusisë se forcat e Kremlinit kishin marrë qytetin.


