Gjatë ditës së djeshme (19 nëntor), në zonën e SPB Tetovë janë zhvilluar kontrolle të shtuara të automjeteve dhe drejtuesve të tyre. Siç njofton TetovaSot, gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 25 drejtues (TE-15 dhe GV-10) për parkim të parregullt, ndërsa 23 automjete (TE-14 dhe GV-9) janë ngritur me automjetin special “merimangë”.
Po ashtu, janë sanksionuar edhe 24 kundërvajtje të tjera në komunikacion (TE-10 dhe GV-14), me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjes së qarkullimit në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit.TS


