Presidentit të Partisë Progresive Serbe, dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, ai u bë kryetar në detyrë i partisë me 24 maj 2012. Në kongresin e dytë, të mbajtur me 29 shtator 2012, ai mori frerët e Partisë Progresive.
Ndërkohë, vazhdoi të mbajë detyrën e ministrit të Mbrojtjes deri me 28 korrik 2012, kur u riorganizua e qeveria serbe.
Që nga ajo kohë, Vuçiq ka marrë pjesë në ekipin negociator në negociatat që u zhvilluan ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel.
Ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Brukselit në prill të vitit 2013. Nga shtatori i 2013-s, ai mbajti vetëm pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.
Pas fitores së Partisë Progresive në zgjedhjet e 16 marsit 2014, ai u bë Kryeministër i Serbisë me 27 prill, prej kur nisi edhe konsolidimin e pushtetit të tij drejt një sistemi presidencial autoritar, duke kapur të gjithë mekanizmat institucionalë dhe duke censuruar shtypin e lirrë.
Pozitën e kryeministrit, Vuçiq e mbajti deri në gusht 2016, dhe pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016, nisi një mandat të ri si kryeministër i Serbisë.
Ndërkaq, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit 2017, ai u zgjodh President i Serbisë, i cili mban aktualisht këtë post.


