Më 14.11.2025, në orën 16:00, në Stacionin Policor Kamenjane, A.I. (81) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, Tetovë, raportoi se rreth orës 14:30, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër për parcelat për të cilat ka një konflikt gjyqësor, ishte sulmuar fizikisht nga S.SH. (40) nga i njëjti fshat.
Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.


