Ish kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka reaguar pas kallëzimit penal të ngritur ndaj tij dhe shtatë personave tjerë nga policia financiare për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton SHENJA.
Besheti, thotë se kjo qeveri gabon rëndë nëse mendon se mund ta hesht zërin e tij.
“Mos mendoni se me këto “operacione”, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike.
Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë.
Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot.
Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci.
Unë nuk frikësohem. E vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike”, ka shkruar Bexheti.
Data 27.01.2026
Aktuale
- Pse VLEN nuk zgjodhi lider?!
- Mucunski: Nëse BE-ja është e sinqertë në qëllimet për integrimin e rajonit, nuk do t’i zbatojë masat negative ekonomike
- “Akoma i kam keq sytë dhe kokën!”- Polici i spërkati spraj në fytyrë gjatë protestës, fotoreporteri Bilani tregon si ndodhi ngjarja: Për 3 sekonda rashë në tokë! Jam kardiak dhe diabetik
- Meidani: Para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri jetonin rreth 200 hebrenj, më pas ky numër u dhjetëfishua
- Qyteti i Shkupit dhe MP-ja në përgatitje finale për lëshimin në përdorim të sistemit “Qyteti i sigurt”
- FOTO/ Zjarr në disa banesa pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, një person përfundon në spital i asfiksuar! Detajet e para
- Prezantohen prioritetet e kryesimit qipriot me Këshillin e BE-së në Kuvend
- ASH-ja e Taravarit: Pse Ziadin Sela mungoi në kuvend dhe nuk votoi kundër ligjit?!


