Më datë 10 nëntor 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë ndaluar personin M.T. (30) nga Gostivari.
Siç mëson TetovaSot nga burime policore, gjatë kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur dhe konfiskuar një boks metalik, një shkop metalik dhe sasi marihuane.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse, konfirmojnë nga policia për TetovaSot.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.TS


