Më 07 nëntor 2025, rreth orës 23:45, në SPB Shkup, qytetari B.D. (27) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 22:00, në zonën e komunës së Aerodromit, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili me forcë i ka marrë çantën që përmbante para, dokumente dhe sende personale.
Siç raporton TetovaSot, policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.TS


