Më 07 nëntor 2025, rreth orës 21:00, në Stacionin Policor Qendër, Institucioni Publik për Kujdesin e Fëmijëve ka njoftuar se U.Z. (15), i cili ishte raportuar si i larguar nga institucioni një ditë më parë, është kthyer.
Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, adoleshenti tashmë ndodhet nën kujdesin e institucionit, ndërsa policia ka mbyllur rastin pas verifikimeve përkatëse.TS


