Belgjika është përfshirë nga një krizë sigurie që ka tronditur vendin dhe Bashkimin Evropian.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mblidhet me urgjencë këtë të enjte, 6 nëntor, pasi u konstatuan disa dronë misteriozë nëpër aeroporte që shkaktuan kaos në udhëtime dhe ngritën alarmin për një sulm të mundshëm hibrid.
Të martën në mbrëmje, 5 nëntor, aeroporti më i madh i vendit, ai i Brukselit, ndaloi për disa orë të gjitha fluturimet në ardhje dhe nisje, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve. Situata u përkeqësua edhe më tej mbi aeroportin e Lièges, një nyje e rëndësishme e transportit ajror të mallrave, duke shkaktuar vonesa, anulime dhe devijime masive.


