Ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia” me dëgjimin e dëshmitarëve, të cilët janë gjithashtu persona të dëmtuar në këtë rast. Në pyetjen e prokurores publike Ana Gogovska Jakimovska, nëse kishin pasur problem me sigurimin e terapisë, një nga dëshmitarët deklaroi se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet prej 500 eurosh për të marrë çdo dozë të terapisë. Sipas dëshmitarit, ilaçi merrej nga frigoriferi në zyrën e Nikolla Vasevit dhe i dorëzohej infermieres që ta aplikonte. Ai tha se nuk kishte prova për këtë që pretendon dhe as nuk e kishte raportuar, pasi nuk dinte ku ta bënte denoncimin. Sipas dëshmitarit, procedura ka qenë e tillë: fillimisht “kafeja” në zyrën e doktor Vasevit, i cili, pasi pinin kafenë, ia dorëzonte ilaçin infermieres. Lënda zhvillohet kundër doktor Vasevit dhe dy onkologëve të tjerë, për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.
Data 28.01.2026
Aktuale
- Rokas: Është i nevojshëm unifikim i shtetit në tejkalimin e pengesave për hyrje në BE
- Akuzohet se abuzoi s*ksualisht me thjeshtrën 12-vjeçare, Gjykata e Gjirokastrës merr vendimin për njerkun!
- Gjykatësit nesër zgjedhin anëtar të Këshillit Gjyqësor nga komunitetet joshumicë
- MPB: Ndërpritet transporti i 150 kilogram marihuanë, ndalohen tre persona nga Shkupi
- Kambovski për gjykatësin Ristov: Këshilli gjyqësor veproi sipas kërkesës, të lejojmë tani hetimi ta konstatojë atë që nevojitet
- Delegacioni i Kuvendit mori pjesë në Forumin parlamentar të grave në kuadër të Asamblesë parlamentare të Mesdheut
- Plagosi vajzën e tij, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Iku duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi! Gjithçka ishte e planifikuar, ndodhi për 1 minutë
- Avioni i NASA-s përjeton ulje emergjente: Si u zvarrit në pistë pa rrota


