Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani në konferencë për media ka deklaruar se VLEN nga procesi i zgjedhjeve lokale del si forca e dytë politike në nivel të shtetit, me 10 komuna të fituara.
“Rezultatet janë të qarta, por mesazhi i qytetarëve është edhe më i qartë. Epoka e politikës së vjetër ka përfunduar.
Në këto zgjedhje, qytetarët votuan për punë, për përgjegjësi dhe për politikë që jep rezultate. Ata i dhanë mbështetje vizionit të VLEN-it për zhvillim lokal, dhe për një standard të ri qeverisjeje të bazuar në ndershmëri dhe efikasitet.
Në Tetovë, fitoi puna, integriteti dhe vizioni i Bilall Kasamit, që e ktheu qytetin në simbol të ndryshimit dhe të menaxhimit me përgjegjësi.
Në Bogovinë, qytetarët i dhanë besimin Feti Abazit, arkitektit që me dije dhe përkushtim do ta rigjallërojë komunën.
Në Tearcë, pas 20 vitesh pushtet të pandryshuar, erdhi ndryshimi i shumëpritur qytetarët i dhanë besimin Daut Memishit. Vetë ky fakt është një sukses i jashtëzakonshëm. Në Çairin e Izet Mexhitit, aty ku BDI tentoi ta shndërrojë garën në “referendum për mbijetesë”, çairasit thanë qartë Jo! Komuna nuk është trampolinë për shpëtimin e askujt.
Ndërsa në Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Dibër, Strugë dhe Dollnen, qytetarët e vulosën ndryshimin, duke e bërë VLEN-in forcen që bashkon komunat nën një vizion të përbashkët për zhvillim dhe përgjegjësi.
Ky rezultat është më shumë se një fitore zgjedhore, është ndryshim epokal në përfaqësimin politik të shqiptarëve. Pas 23 vitesh dominim të një politike që u shkëput nga qytetari, shqiptarët zgjodhën një model të ri, politikën e përgjegjësisë.
VLEN e lexon këtë rezultat si fillim, Fillimin e një etape të re, ku do të qeveriset me standarde evropiane dhe me respekt të plotë për qytetarin.
Falënderim për të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë proces demokratik dhe për çdo aktivist që e mbrojti votën me dinjitet. VLEN do të vazhdojë të jetë garanci e stabilitetit politik dhe e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione”, ka deklaruar Sulejmani.
Data 28.01.2026
Aktuale
- Protestojnë punëtorët: Rroga minimale të jetë 600 euro, të ulen pagat e funksionarëve
- “Mund të ‘helmojë’ provat dhe intimidojë dëshmitarët!”- Mandati i Ballukut, Sefa: Si zv.kryeministre mund të prishë hetimet! S’ka mazhorancë në trupën e Kushtetueses
- (De)faktorizimi i politikbërjes shqiptare në Maqedoni nuk është rastësi është zgjedhje
- Personi që dyshohet se u vetëvra në Veternik ishte kandidati i AAK’së për deputet!
- Shoferët e kamionëve në protestë për procedurat e ashpërsuara për hyrje në Zonën Schengen, bllokohen 20 pika kufitare në Serbi
- Ahmeti priti ministren e Brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu
- Qeveria krijon Kadastrën Fiskale për administrimin e taksës mbi ndërtesat! Bashkitë do detyrohen ta përdorin nga 10 shkurti 2026
- Bastisje në Bërvenicë, gjenden armë dhe drogë


