Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit. Deklarata u bë nga ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve.
Sipas ministrit, pensionistet qe marrin një pension deri ne 20 mije leke do te marrin bonus 15 mijë lekë. Ata që marrin pension mbi 20 mijë lekë do marrin bonus 10 mije leke.
“Paratë janë shpërndarë në ministritë e linjës. Bonusi i fundvitit do të jetë njësoj si bonusi që kanë marrë vitin e kaluar. Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj.
Petrit Malaj: Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliard lekë shtojnë llogarisë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisni fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë. Kjo shtesë që buron nga rritja e kontributeve të skemës e con në 9. 7 miliardë lekë nivelin e fondeve për bonusin e fund vitit.


