Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kanë vizituar shtabin e AKI-së në Reçicë të Madhe.
Gjatë vizitës, Rexhepi theksoi se ky takim simbolizon bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin e Tetovës.
“Është koha për të treguar se vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës,” deklaroi Rexhepi.
Ai shtoi se bashkëpunimi dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve janë çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetesës në komunë.


