Arrestohet Sabahadin Rrustemi, drejtor i Higjienës Komunale, shkruan Alsat.
“Zyrtarët policorë, duke vepruar sipas urdhrave të Prokurorisë Themelore Publike-Shkup, sot kanë ndaluar dy persona nga menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, në lidhje me dyshimet për vepër penale sipas nenit 230 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


