Më datë 24.10.2025 në ora 01:30 në SPB Tetovë, E.A. nga Tetova ka denoncuar se para një objekti hotelerik në rrugën “Iliria” në Tetovë ka gjetur një të mitur të moshës rreth 9 vjeçe i cili ishte i humbur dhe nuk komunikonte. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se i mituri është nga Shuto Orizare-Shkup dhe se babai i tij quhet E.M., i cili me fëmijë të tjerë me furgon ishin sjellë në Tetovë për të lypur lëmoshë dhe rreth orës 22:00 furgoni me fëmijët e tjerë ishte nisur për në Shkup, ndërsa atë e kishin harruar në Tetovë. Janë njoftuar përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, të cilët pas dokumentimit të rastit, fëmijën ia kanë dorëzuar përfaqësuesve nga Qendra për Punë Sociale-Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Data 23.02.2026
Aktuale
- Bexheti sqaron: Ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë miratua në vitin 2017
- Automjeti del nga rruga në Tropojë, ndërron jetë shoferi! Në gjendje të rëndë pasagjeri
- Ish-ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson, arrestohet për lidhje me Epsteinin
- LSDM: Arresti shtëpiak për Grubin është konfirmim se gjithçka është marrëveshje
- Bexheti: VLEN duhet të bindë partnerët për rezolutën e ish-krerëve të Kosovës
- Bexheti: BDI po rritet, ndërsa VLEN po humb mbështetje
- FOTO/ Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë, detajet e para
- Blerim Bexheti përshëndet vendimin e Artan Grubit për t’u dorëzuar para drejtësisë


