Një burrë nga Struga sulmoi zyrtarët e policisë pasi u kap duke peshkuar ilegalisht në lumin Drini i Zi me disa persona të tjerë, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Ohër, transmeton Portalb.mk.
Sipas policisë, incidenti ndodhi në orën 10 minuta pas mesnatës, kur B.B. (44) nga Struga u privua nga liria, duke u përpjekur të arratisej pasi u kap me disa persona të tjerë duke peshkuar ilegalisht në lumin Drini i Zi.
“Duke vepruar kështu, ai sulmoi fizikisht zyrtarët e policisë që po kryenin veprime zyrtare, por u mposht dhe u dërgua në stacionin e policisë”, thuhet në deklaratën e SPB Ohër.
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Strugë është informuar për incidentin, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet denoncim përkatës.


