Më 24 tetor 2025, në orën 16:30, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan kanë privuar nga liria një person 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 63-vjeçare. Sulmi ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku si pasojë e goditjeve, gruaja ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Pas ndalimit të tij, N.J. është marrë në pyetje në stacionin policor dhe tani po zhvillohet hetimi përkatës. Pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj tij.TS


