Kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Gjorgjievski ka publikuar në rrjetin social facebook të tij, një fotografi nga takimi me zv/kryeministrin Izet Mexhiti dhe kandidatin e VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, duke njoftuar kështu zyrtarizimin e bashkëpunimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve locale
“Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara. Faleminderit të gjithëve që e keni njohur vizionin, keni dhënë besimin dhe keni zgjedhur të ardhmen e Shkupit. Së bashku do ta bëjmë qytetin tonë sërish krenar, modern, dinjitoz dhe të hapur për të gjithë ata që jetojnë në të. Shkupin e bëjmë bashkë. Në mënyrë shkupjane! Fitorja do të jetë historike!”, ka shkruar Gjeorgjievski.
Data 08.12.2025
Aktuale
- Trumpi thotë se marrëveshja ndërmjet “Netflixit” e “Warner Brosit” duhet rishikuar
- Petritsch thotë se Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri demokratike e të qëndrueshme
- A do të përjetojmë dimrin më të ftohtë të shekullit?
- I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, kapet në hyrje të Shqipërisë 40-vjeçari nga Kosova
- Tajlanda sulmon Kamboxhian
- Maqedonia shënon 8 dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit
- Konfiskohen qindra vegla pune, u kapën në një veturë me targa të Shkupit
- Conte: Napoli po më mbush me krenari


