Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhje.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili erdhi për të më uruar për fitoren.
Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si urim personal, por si shenjë e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona, mes dy popujve tanë që ndajnë të njëjtën gjuhë, ndjenjë dhe ideal.
Faleminderit z. Qehaja për urimet dhe respektin.
Miqësia, bashkëpunimi dhe afërsia mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten themel i së ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Mexhiti.
Data 20.10.2025
Aktuale
- Kryeministri Mickoski në vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit
- Mucunski fton Spiropalin për ta vizituar Shkupin
- Mickoski në vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit
- Fetai: BDI dhe Sela në vend të tretë në Dibër, qytetarët i refuzuan
- Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos e rënduar, familjaret bëjnë apel për….
- Taravari: Limani dhe Shabani shkojnë përsëri në zgjedhje, nuk u plotësua censusi
- Anëtarë të BFI-së dhe xhemate nga disa myftini kërkojnë përgjegjësi pas përfshirjes së imamëve në fushata politike
- Dështojnë zgjedhjet edhe në Gostivar