Sipas të dhënave fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të votave për këshilltarë në zgjedhjet lokale të djeshme.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KShZ, janë përpunuar 3,471 nga gjithsej 3,474 vendvotime, që përfaqëson 99.91% të totalit.
VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301,919 votues, ndërsa opozita LSDM siguroi 125,824 vota.
Në vendin e tretë renditet koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, me mbi 114,246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91,242 vota.
Partia Levica mori mbështetje nga 57,063 votues, ndërsa partia ZNAM nga 38,421. Koalicioni “Eksperienca për Sukses” (GROM, LDP, Integra, PCER) fitoi 13,000 vota.
Sipas të dhënave të KShZ-së, në zgjedhje votuan gjithsej 883,937 qytetarë, prej të cilëve 833,984 fletëvotime ishin të vlefshme dhe 49,957 të pavlefshme. Pjesëmarrja e zgjedhësve ishte 48.29%.
Data 31.01.2026
Aktuale
- Juve projekton të ardhmen, tre rinovime me peshë brenda marsit
- Kroos: Ky format i Champions-it është çmenduri
- VLEN: Më pak rrëmujë, më shumë rregull në shëndetësi me Azir Aliun
- BDI: Sporti në Çair përdoret si instrument politik, 60% e buxhetit përfitohet nga një klub
- LSDM: Qeveria gjen para për tenderë, por jo për 600 euro pagë minimale
- Ndryshim i përkohshëm i komunikacionit në qendër të Shkupit
- Ka ndërruar jetë Xhelil Tairi nga Gostivari, një nga deputetët e parë në Maqedoni
- ASHMAA: Vendimi kundër gazetares Vejseli sfidon lirinë e medias


