Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka uruar Izet Mexhitin për fitoren në komunën e Çairit, duke e cilësuar atë si një fitore të padiskutueshme.
Në një postim publik, Qehaja shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Mexhitin dhe rolin e tij si lider që ka shtyrë përpara agjendat ndër-shtetërore. Ai shtoi se, ndonëse do t’i mungojë nivelit ekzekutiv dhe atij qendror, qytetarët e Çairit meritojnë një profil si ai për zhvillimin e kësaj komune me shumicë shqiptare.