Mbeten edhe tre ditë deri te heshtja zgjedhore para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 19 tetor.
Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot para qytetarëve do të vazhdojnë me paraqitjen e programeve të tyre dhe kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në shtet.