Koalicioni VLEN mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Gostivarit. Nga ky koalicion, thonë se tubimi ka dëshmuar se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve qeverisje të dështiar.
“Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar.
Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull i një qyteti që merr frymë lirshëm.
Tubimi i sontëm konfirmoi fuqinë e lëvizjes qytetare që po bashkon Gostivarin nën një ideal të vetëm, ndryshimin e vërtetë me Sebaudin Dautin.
Më 19 tetor, Gostivari do të flasë me NJË ZË, zërin e guximit, të shpresës dhe të së ardhmes që fillon me VLEN”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 14.10.2025
Aktuale
- Altin Dumani: SPAK nuk ndikohet nga emrat politikë, hetimet bazohen vetëm në prova
- Ky është kandidati për kryetar komune që i mori veç tri vota
- Dumani: Kemi hasur pengesa në hetimin dhe gjurmimin e kriptovalutave, duhen ndryshime ligjore! Kemi bllokuar 11 mln euro kriptomonedha
- (VIDEO) Mickoski pret riafirmim të procesit eurointegrues të vendit
- (VIDEO) Ka shkuar në 63 numri i viktimave nga zjarri në Koçan
- Kreu i SPAK, Altin Dumani: Grupet shqiptare me nivel të lartë rreziku, këtë vit u goditën 16 organizata kriminale, 10 u dërguan në Gjykatë! Janë shtrirë deri ën Amerikën e Jugut
- Bakiu prezanton planin me 7 shtylla: Më 19 tetor, Shkupi zgjedh ndryshimin e vërtetë
- Dorëzohet materiali zgjedhor në Komisionet Komunale të RMV-së