Nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup njoftojnë se kanë nisur përgatitjet punët përgatitore për pastrimin dhe izolimin e hapësirave, ku do të ndërtohet kampusi universitar, përcjell TV21. Nga UNT thonë se janë në pritje të lejes për ndërtim, që pritet të lëshohet nga Ministria e Transportit.
“Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me krenari dhe kënaqësi të madhe ju njofton se kanë filluar zyrtarisht punimet përgatitore për pastrimin, rrethim dhe izolim të hapësirave në Kampusin Universitar “Nëna Terezë” në Shkup. Ky proces i rëndësishëm ka nisur që në vitin 2017, kur Universiteti shpalli konkurs publik për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për ndërtimin e kampusit. Komisioni profesional zgjodhi zgjidhjen më të mirë arkitektonike, e cila më pas shërbeu si bazë për hartimin e projektit kryesor. Në proces e sipër është leja për ndërtim, e cila pritet të miret nga Ministria e Trasnporit dhe pas saj do të nënshkruhet edhe kontrata finale për nisjen e ndërtimit të kampusit të ri Universitar. Universiteti “Nëna Terezë” shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut që nga fillimi, Qeverisë, Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Kuvendit Studentor Universitar, si dhe ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve që me mbështetjen dhe angazhimin e tyre kontribuan në zhvillimin e Universitetit “Nënë Terezë” në Shkup”, thonë nga UNT.
Data 03.12.2025
Aktuale
- FOTO/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan! Ky është Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit!
- Iseni: Pa Ali Ahmetin BDI do të copëtohet edhe më shumë, BDI-së i duhen reforma radikale dhe jo kozmetike
- Selimi: Liderët e VLEN-it janë burim i përçarjeve prandaj shkrirja është e vështirë
- VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes me dy plumba në kokë të biznesmenit Mondi Mëhalla! Momenti kur ekzekutorët i afrohen dhe e qëllojnë në makinë
- Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup organizojmë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Ambasadori gjerman takon kryetaren e KLP-së! Bergner flet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Procesi të zhvillohet në mënyrë transparente! Anëtarët të orientohen vetëm tek integriteti i padiskutueshëm
- Spitali Klinik i Tetovës ndanë vendime për 28 specializantë
- Sa janë rrogat e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut


