OEMVP organizoi takim me VMRO-DPMNE aktivitet ky të cilin oda e organizon tradicionalisht në periudha të zgjedhjeve lokale.
Në këtë takim, udhëheqësia e Odës prezantoi platformën e saj për zhvillim lokal ekonomik, e cila ka plotë 7 kapituj me mbi 70 masa konkrete.
Takimin e udhëhoqi u.d Kryetari i OEMVP-së z. Nuhi Aliu, ndërsa ishin prezent drejtori ekzekutiv, dhe anëtarë të Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të Odës.
Në takim prezent përveç kryetarit të partisë, z. Hristijan Mickoski, ishin edhe kandidatet e shumë komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit me të cilët u diskutuan shumë kërkesa të biznesit në raport me vetëqeverisjen lokale, të cilat synojnë që të eliminojnë pengesat me të cilat biznesi përballet.
U.D kryetari Nuhi Aliu, falënderoi mysafirët për seriozitetin dhe përkushtimin e treguar për të shtjelluar tema të rëndësishme që tangojnë ekonominë vendore, por gjithashtu, potencoi që platforma ekonomike për zhvillim lokal e OEMVP-së, është një dokument i përpiluar nga anëtarët e OEMVP-së me çka e bën të njëjtën shumë relevante.
Në prezantimin e OEMVP-së, drejtori ekzekutiv foli për zbatimin e ligjit, zhvillimin e ekonomisë lokale, infrastruktura dhe mjedisi hapësinor, energjetika, bujqësia etj, theks të veçantë u dha për turizmin si një sektor shumë strategjik, për të cilin z. Zeqiri shpalosi shumë shqetësime si mungesa e infrastrukturës, mungesa e fuqisë punëtore etj.
Nga VMRO-DPMNE u pajtuan me shumë nga propozimet e OEMPV-së, ndërsa kandidati për Kryetar të qytetit të Shkupit, e pranoi kërkesën për ndërtimin e ndërtimin e rrugës kryesore në Zonën e Vizbegut si dhe rrugët dytësore, dhe se premtoi që kjo kërkesë e OEMVP-së do të jetë një nga prioritetet infrastrukturore në mandatin e tij.
Kryeministri Mickovski theksoi që propozimi i OEMVP për ndërprerjen e ngrirjes të marzhave dhe çmimeve është i drejtë dhe që një masë e tillë do të ndërpritet si praktikë duke qenë se nuk ka dhënë efekte.
Takimet me partitë politike të vendit që garojnë në këto zgjedhje, synojnë që të japin qasje në alternativa më të shpejta të bashkëpunimit mes biznesit dhe institucioneve.