Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar sot një sërë projektesh madhore që po realizohen në qytet, me fokus të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës sportive. Në një deklaratë për mediat, Kasami tha se Tetova po përjeton një rilindje të vërtetë, jo vetëm në rrugë, bulevarde, ujësjellës dhe kanalizime, por edhe në sektorin e sportit, ku për dekada me radhë nuk ishte bërë asnjë investim domethënës.
“Siç e dini të gjithë, sportin tetovar e gjetëm në një gjendje të mjerueshme. Stadiumi i Qytetit më shumë ngjante në një gërmadhë betoni sesa në një vend ku luhet futboll. Sot, falë investimeve tona, ai po ndërtohet nga themeli për t’u shndërruar në një shtëpi moderne të futbollit evropian,” deklaroi Kasami.
Proctolax
Најголемиот непријател на хемороидите! Прочитајте ја оваа статија
×
Ai vizitoi nga afër punimet për ndërtimin e tribunës së re përballë tribunës kryesore dhe njoftoi se së shpejti do të fillojnë punimet për tribunën tjetër pas portës, në anën e majtë të stadiumit.
Sipas tij, projekti përfshin ndërtimin e një qendre të mirëfilltë sportive me dy fusha për futboll të madh – një me bar natyral dhe një tjetër me bar artificial – si dhe një terren multifunksional për të rinjtë dhe tribuna moderne për tifozët.
Një tjetër komponent i rëndësishëm është ndërtimi i një objekti ndihmës për ekipet tetovare të futbollit, që do të plotësojë të gjitha standardet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM). Po ashtu, është paraparë ndërtimi i një stadiumi të ri për futboll të madh në fshatin Saraqinë.
Nautubone
Најлош непријател на болката во зглобовите. Прочитајте!
×
“Po ndërtojmë edhe gjashtë salla të reja sportive në shkollat fillore dhe të mesme që kanë hapësira të mjaftueshme, si dhe terrene të hapura sportive multifunksionale për nxënësit. Kjo është një investim i qëndrueshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë,” tha Kasami.
Sipas tij, për katër vitet e ardhshme, investimet në sport në Tetovë do të kalojnë shumën prej 16 milion euro, më shumë se të gjitha investimet e bëra në këtë sektor gjatë 30 viteve të fundit.
Në fund të fjalës së tij, Kasami theksoi se “koha e dembelisë, lakmisë, papërgjegjësisë dhe korrupsionit ka kaluar” dhe bëri thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 19 tetorit.
“Tetova ka kthyer faqen dhe është e vendosur të ecë përpara. Rruga e zhvillimit është një dhe e vetme: numri 7 në fletët e votimit,” përfundoi ai.