Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhitit, ka deklaruar sot se filozofia e tyre e qeverisjes tregon se në Çair nuk ka dallime dhe se ka mundësi për të gjithë.
“Prandaj, në programin tonë për arsimin, kemi paraparë masa të qarta për të lehtësuar barrën e familjeve dhe për të siguruar kushte të barabarta për çdo fëmijë.
Në të gjitha shkollat fillore të komunës sonë, nxënësit do të kenë uniforma, të financuara plotësisht nga buxheti i Komunës së Çairit. Asnjë familje nuk do të ketë barrë shtesë. Me këtë synojmë të krijojmë mundësi të barabarta, dhe forcon ndjenjën e përkatësisë mes fëmijëve tanë.
Po ashtu, Komuna e Çairit do të mbulojë shujtat ditore për të gjithë nxënësit që vijnë nga familjet që përfitojnë mbështetje përmes ndihmës sociale. Askush nuk do të mbetet pas. Çdo fëmijë do të ketë kushte të denja për të mësuar, për t’u ushqyer dhe për t’u rritur me dinjitet.
Në të njëjtën kohë, do të forcojmë sigurinë nëpër shkolla, me masa të reja fizike dhe teknologjike, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore dhe prindërit. Sepse çdo prind duhet të jetë i qetë që fëmija i tij është i sigurt në shkollë.
Ky është Çairi që po ndërtojmë. Çairi i barazisë, kujdesit dhe solidaritetit. Një komunë që punon, ndan dhe kujdeset për të gjithë.
Një komunë që e kthen fjalën në vepra dhe e tregon përditë, se politika e mirë është ajo që përmirëson jetën e qytetarëve.
Fëmijët tanë janë e ardhmja jonë. Dhe kur investojmë tek ata, investojmë në të ardhmen e Çairit”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 02.02.2026
Aktuale
- Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese
- Vendet e Ballkanit shprehin ngushëllime për Turqinë pas aksidentit tragjik të autobusit
- Toshkovski e shpall “të suksesshme” ditën e parë të “Safe City”, tregon sa shoferë janë dënuar
- Ambasadori Meidani takim me kryetarët e Gostivarit dhe Vrapçishtit: Fokus Korridori VIII dhe bashkëpunimi lokal
- EMRI/ U plagos me armë zjarr në një berberhane në Lezhë, ja kush është 30-vjeçari! U qëllua me breshëri
- VMRO: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM-ja
- Sela fton qytetarët të kenë durim për “Safe City”: Derisa sa bashkërisht ta fitojmë këtë betejë!
- Berisha reagon për bllokimin e aksit Librazhd-Prrenjas: Arsyeja janë vjedhjet kolosale Rama-Balluku


