Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore. Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit.
Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin.
“Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi falas përfshin kategoritë e mëposhtme të popullsisë: Personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat që jetojnë në institucione të përkujdesjes sociale për të moshuar dhe punonjësit e këtyre institucioneve. Vaksinimi mbetet masa më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Këtë vit, Ministria ka siguruar 80.000 doza vaksine”, thonë nga MSH.