Ramadan Ramadani, analist dhe opinionist nga Shkupi në emisionin “Zoom” në televizionin publik MTV 2, ndau qëndrimet e veta se pse kandidati i pavarur Visar Ademi mund të dale në rreth të dytë dhe bile të fitoj në garën për të parin e Gostivarit.
Thelbi i argumentit të Ramadanit ishte se Visar Ademi nuk ka listë për këshilltarë ashtu që mund shqiptarët prap të votojnë “smart” duke kombinuar votën e tyre në lista partiake, por për kryetar të votojnë Visar Adem-in.
Ramadani ndan edhe përshtypjen se në Gostivar ka shumë qytetar me IQ të madhe që mund të njohin mundësinë dhe momentumin për një kësi lloj votimi.
Për më shumë ndiqni videon: