Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paqe mes Hamasit dhe Izraelit.
Sipas tij, përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.
“Lajme të jashtezakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën.
Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.
Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Tramp për paqe dhe uroj realizim të përpiktë të marrëveshjes nga ana e palëve izraelite dhe palestineze si dhe shpresoj në mbështetje edhe të vendeve tjera për të arritur paqe të qëndrueshme që të përfundojnë vuajtjet e popullatës së pafajshme.
Zoti i bekoftë paqebërësit!”, ka shkruar Ahmeti. /SHENJA/
Data 02.02.2026
Aktuale
- Takim i ministrit Mucunski me Qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe
- ASH: Hetim të menjëhershëm ndaj Kasamit, pas investigimit të javores “Fokus”
- (VIDEO) Për kulturën shqiptare vetëm 13.8% të mjeteve, BDI: Kultura shqiptare nën majorizim institucional
- Kuvendi dhe Qeveria e RMV-së nuk e pranuan peticionin e studentëve në gjuhën shqipe, e kërkuan në gjuhën maqedone
- (VIDEO) LSDM kërkon hetim për drogën e Maqedonisë që u kap në Serbi
- “Dërgimi i trurit në SHBA nga Maqedonia”, përgjigjet Aleksej Duma
- (VIDEO) “Pasuria e paligjshme duhet t’i kthehet popullit”
- “Me Ramën nuk bashkëpunojmë, por…”- PD tërhiqet nga bojkoti i komisioneve për Territorialen dhe Zgjedhoren, Boçi: Do jemi pjesë e mbledhjeve, vendimet duhet të jenë konsensuale


