Sot, më 07.10.2025, rreth orës 11:15, në SPB Tetovë është vetëdorëzuar F.R. (36) nga fshati Bogovinë i Tetovës, ndaj të cilit kishte qenë lëshuar një fletarrest kombëtar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup.
Sipas të dhënave zyrtare, ndaj tij ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale:
“Bashkëpunim kriminal” (neni 394, paragrafi 2), dhe
“Prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” (neni 215) të Kodit Penal.
Pas vetëdorëzimit, i dyshuari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shkupit, ku do të vazhdojë procedura ligjore për rastin në fjalë.TS