Më 05.10.2025 rreth orës 06:30, në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, mbi fshatin Popojec, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Nissan Navara” me targa nga Struga, i drejtuar nga B.S. (26) nga fshati Dërsllajc, Strugë, dhe një automjeti “BMW” me targa shqiptare, i drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Greshnicë, Kërçovë.
Në aksident, pasagjeri i automjetit “BMW”, E.B. (25) nga fshati Greshnicë, Kërçovë, mori lëndime të rënda trupore dhe u transportua në Qendrën Mjekësore Kërçovë, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij. Sipas urdhëresës së prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi, njoftoi MPB.