Kandidati për kryetar të Shkupit, Gjeorgjievski, ka paralajmëruar ndërtimin e një Mega Parku pranë lumit Lepenec, që do të shtrihet nga Bardovca deri te Dame Gruev, në një sipërfaqe prej mbi 300.000 metrash katrorë.
Sipas tij, projekti do ta shndërrojë këtë zonë në hapësirë të gjelbër moderne, të rregulluar sipas standardeve evropiane, e cila do të lidhë disa komuna dhe do të shërbejë për rekreacion, sport dhe aktivitete familjare.
Paralelisht, planifikohet krijimi i korridoreve të gjelbra përgjatë Lepenecit, me shtegje për këmbësorë e biçikleta, që do të lidhin lagjet, parqet dhe institucionet publike.
Në kuadër të vizionit për një Shkup të gjelbër, Gjeorgjievski paralajmëroi edhe projekte të tjera: Mega Parkun “Vardarishte”, Pyllin e Qytetit “Rasadnik” në Kisella Vodë, korridorin e gjelbër në Butel, dhe 50 parqe të reja lagjesh në të gjitha pjesët e kryeqytetit.
“Karposhi do të bëhet frymëmarrja e re e Shkupit, ndërsa Lepeneci simbol i gjelbërimit dhe bashkimit urban,” – deklaroi Gjeorgjievski.
Data 03.02.2026
Aktuale
- Tetovë: Dy të mitur nga Reçica e Madhe sulmojnë fizikisht një bashkëmoshatar në rrugën “Iliria”
- Aktakuzë për korrupsion me fondet IPARD: Ryshfet 50 mijë euro për të manipuluar kriteret
- 651 shkelje të trafikut të regjistruara dje përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, 585 për tejkalim shpejtësie
- Investigimi i BIRN: Marrëveshja Itali–Shqipëri ringjalli idenë e vjetër të kampeve offshore! Rasti i 42-vjeçari që u v*tëvra pas kthimit nga Gjadri
- Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike
- LSDM: Në kohë kur buxhetit i mungojnë 2 miliardë euro, qeveria po kryen grabitje përmes tenderëve kriminalë
- Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç
- Trendafilov: Asnjë funksionar nuk vlen dhjetë herë më shumë se një punëtor


