Më 3 tetor 2025, rreth orës 09:25, në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia arrestoi M.M. (19) nga Prilepi. Arrestimi erdhi pas një denoncimi të bërë më herët në NJPB Prilep, sipas të cilit, rreth orës 06:45, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Prilep, M.M. kishte hyrë në konflikt me M.Xh. (43) nga i njëjti qytet dhe, me një mjet të mprehtë, i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Pas incidentit, i dyshuari ishte arratisur, por falë masave të ndërmarra nga policia, ai u ndalua në kufi dhe iu dorëzua NJPB Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.TS