Më 04.10.2025, në orën 03:10, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria Xh.Sh. (24) nga R.e Turqisë, i cili po lëvizte me automjetin “Golf” me targa të Shkupit, pasi në automjet u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas urdhrit gjyqësor, në orën 09:30 u krye bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar, ku ai qëndronte, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe kokainë.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj Xh.Sh. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.