MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një personit juridik dhe një personi fizik, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“DPB Dibër ngriti një kallëzim penal kundër personit juridik “Elektrodistribucija” SHPK Shkup, një kompani për shpërndarjen e energjisë elektrike me seli në Shkup, dhe kundër S.S. (47) nga Kumanova, punonjës i personit juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ata nuk vepruan në përputhje me rregulloret dhe rregullat teknike dhe nuk e mirëmbajtën në gjendje të mirë linjën elektrike për fshatin Mal Papradnik në komunën Qendër Zhupë, shkelën rregullat teknike për masat mbrojtëse, për shkak të së cilës më 30.08.2025 shpërtheu zjarr në fushat në zonën e fshatit Mal Papradnik dhe rrezikuan jetën dhe pronën e popullsisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.