-Sot bashke me drejtorin e burgut të Kumanovës dhe drejtorin e Administratës për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në objektin e Gjykatës Themelore në Kumanovë kemi mbajtur një takim konstruktiv pune me kryetarin e gjykatës, gjyqtarët e qarkut penal.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e përdorimit më të madh të dënimit me kusht si një nga mjetet më të rëndësishme për reduktimin e mbipopullimit në institucionet penale.
Gjithashtu gjatë takimit u theksua se është përmirësuar sistemi i mbikëqyrjes elektronike, i cili mund të përdoret në arrest shtëpiak dhe lirim me kusht.