Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të mërkurën.
Për Front Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:20.
“Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.