Është arrestuar një shtetas gjerman në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, informon MPB.
Dje rreth orës 12:00 në “Tabanoc”, në hyrje të shtetit, policia ka privuar nga liria T.M.S. (39) nga Republika Federale e Gjermanisë.
MPB njofton se “gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin Volkswagen Passat me targa gjermane, të cilin e drejtonte ai, në bagazhin e tij personal është gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhur e bardhë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”.