Operatori i Sistemit Distributiv – Elektrodistribuimi, ka përqëndruar fokusin kryesor për gjashtë muajt e parë të vitit në transformimin digjital dhe modernizimin e rrjetit distributiv. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, kompania ka investuar 30 milionë euro në projekte të rrjetit të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
Përmes këtyre investimeve, Elektrodistribuimi siguron zhvillimin e duhur të rrjetit distributiv dhe zvogëlimin e humbjeve, duke ndjekur nevojat e konsumatorëve, duke siguruar gatishmërinë e duhur teknike dhe profesionale, lidhjen e shpejtë dhe efikase të konsumatorëve të rinj në rrjet dhe shërbim cilësor ndaj atyre ekzistues.
Investimet e vazhdueshme kontribuojnë në uljen e humbjeve teknike, duke rritur nivelin e efikasitetit të të gjithë sistemit.
Dedikimi i Elektrodistribuimit në krijimin e një rrjeti modern dhe efikas distributiv ka një rëndësi të veçantë. Kjo siguron furnizim të sigurt dhe të pandërprerë për konsumatorët dhe është themeli për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit.