Të mërkurën në orën 17:00 në Stacionin Policor në Gostivar, një vajzë 22 vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se ish-i dashuri i saj, L.Q. nga fshati Negotinë, pasi ishin ndarë, e kishte ndjekur dhe shqetësuar, ndërkohë që gjatë ditës rreth orës 14:30, para ambulancës në një fshat të Gostivarit, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe nënës së saj, pas së cilës kishte sulmuar fizikisht personin T.A. (33) nga fshati Forinë, duke menduar se ishte bashkë me to. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Data 05.02.2026
Aktuale
- VLEN siguron shumicën në Këshillin Komunal të Sarajit, kalojnë pikat e rendit të ditës
- VIDEO/ Del pas rreth dy orësh nga SPAK kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi: Dhashë deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me bashkinë
- Universiteti si universitas– Nga telos në teknokraci
- Gjorgjievski: Kalimi ilegal në “Bit Pazar” duhet të mbyllet!
- Çfarë fshihet pas fjalës misterioze që shfaqet 859 herë në dosjet e Epstein?
- SPAGj dhe Qeveria një hap drejt marrëveshjes, shtesat e pagave 8%
- Filipçe: E mbështesim nismën për uljen e pagave të funksionarëve
- Gjyqi për “Plumbin e artë”, dëshmia Hoxhajt për porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit: Nuredini kishte ofertë për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Sejdini, nuk u krye sepse…


