Më 24/25.09.2025, në Shkup, në vende të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria D.K. (21), P.S. (19), T.J. (18) dhe një të mitur 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe B.S. (35) nga Sveti Nikolla.
Sipas policisë, tek të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ndiqen parashtresa përkatëse.TS