Ministria e Shëndetësisë (MSH), në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, po realizon një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, i cili filloi dje (24.09.2025).
Sipas të dhënave fillestare nga terreni, në ditën e parë janë kontrolluar gjithsej 111 persona në dy pika – 56 persona në Pikën 1 dhe 55 persona në Pikën 2. Gjendja shëndetësore e pacientëve është përgjithësisht e mirë, por tek 11 persona është konstatuar prania e irritimeve dhe shqetësimeve në fyt, për çka ata janë dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën e Pulmologjisë.
Skriningu përfshin kontroll klinik, matje të pulsit, saturimit dhe vlerësim të kapacitetit vital.
Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika e Pulmologjisë vazhdojnë edhe sot me skriningun në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të problemeve të mundshme shëndetësore dhe përmirësimit të shëndetit publik.