Më 22.09.2025, në tri aksione të ndara, punonjësit e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar tre persona të dënuar me burg, bazuar në urdhra gjykate.
Në orën 11:00, në rrugën “Vëllezërit Ginoski” në Gostivar, u arrestua G.R. (55) nga fshati Leunovë, Komuna e Mavrovë-Rostushës, i dënuar me 12 muaj burg për vepër penale sipas nenit 144 paragrafi 3 të Kodit Penal.
Në orën 18:00, në Gostivar, u arrestua H.M. (37) nga fshati Vranjovcë, i dënuar për vepër penale sipas nenit 288 të Kodit Penal.
Në orën 20:30, në fshatin Banjicë e Epërme, u arrestua B.M. (47) nga i njëjti fshat, i dënuar për vepër penale sipas nenit 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Të tre personat janë dërguar në Institucionin Korrektues Penal – Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimet e tyre me burg.TS