Më 19.09.2025, në orën 21:00, në SPB Shkup, një burrë 77-vjeçar nga Kumanova denoncoi se të njëjtën ditë kishte marrë një telefonatë në linjën fikse nga një person që u prezantua si oficer policie. Ai i tha se mbesa e tij kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte përplasur një fëmijë që kishte vdekur, ndërsa mbesa ishte e lënduar dhe ndodhej në spital në Shkup. Më pas, personi i tha se nëse nuk dëshironte që mbesa të shkonte në burg, duhej të sillte para në Shkup. Denoncuesi shkoi në Shkup dhe, ashtu si i ishte thënë, la çantën me rreth 10.000 euro në një kosh plehrash pranë bankave afër Parkut “Zhena”. Më vonë, denoncuesi kuptoi se ishte mashtruar dhe se nuk kishte pasur asnjë aksident trafiku. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Data 06.02.2026
Aktuale
- Kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve, merrnin para për nxjerrje më të shpejtë të dokumenteve personale
- (VIDEO) Marihuana mjekësore – 61 fabrika kanë pas licencë kanabisi, 18 janë mbyllur
- (VIDEO) Zv/kryeministri Sali: Po punojmë për agjendën reformuese
- (VIDEO) Fronti Europian dorëzoi në Kuvend propozim-ligjin për jurisprudencën në shqip
- Dy të tretat e njerëzve në BE jetojnë në shtëpitë e tyre, në Maqedoni 87%
- ILD përfundon verifikimin për Amnistinë Penale 2024, evidenton shkelje në zbatimin e ligjit
- Klekovski: FSSH-ja ka zbuluar një sërë parregullsish në disa Institucione shëndetësore
- Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës: Policia arreston një person, revoltohen qytetarët


