Një incident i rëndë ka ndodhur ditë më parë në fshatin Veleshtë të Strugës, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një person gjatë një përleshjeje me tre persona nga Dibra, me të cilët kishte konflikte të mëhershme, përcjell INA. Sipas MPB-së, autori ka përdorur një armë pa leje dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të këmbëve të njërës prej viktimave, duke i shkaktuar dy lëndime të lehta trupore.
Pas të shtënave, i dyshuari është futur në veturë dhe ka tentuar të arratiset nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, nuk ka përfillur urdhrin e një polici për të ndaluar, dhe duke lëvizur me veturën mbrapa, ka goditur zyrtarin policor, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime trupore.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur edhe një thikë dhe një shufër metalike, për të cilat po zhvillohen hetime për të vërtetuar nëse janë përdorur gjatë incidentit.
Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur akuza për disa vepra penale të rënda: prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë ose lëndë plasëse, shkaktim rreziku të përgjithshëm dhe sulm ndaj një zyrtari në kryerje të detyrës zyrtare të sigurisë.
Gjatë inspektimit në vendngjarje, autoritetet kanë gjetur edhe një thikë dhe një shufër metalike, të cilat po hetohen nëse janë përdorur gjatë incidentit.
Prokurori publik tashmë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.(INA)