Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar, përkatësisht Departamenti për vepra penale të nëpunësve me kompetenca policore vlerëson se nuk ka hapësirë veprimi në rastin e vrasjen në Veles ndaj policëve që dyshohet se nuk kanë proceduar në përputhje me ligjin.
Sipas organit të akuzës, përgjegjësia e mundshme e policëve duhet të konstatohet si fillim nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së, ndërsa më pas të krijohet bazë që Prokuroria të ndërmerr veprime hetimore.
“Nëse vërtetohet se veprimet e policëve plotësojnë elementet e një vepre penale, Prokuroria do të ndërmerr veprime në përputhje me ligjin”, thonë nga Prokuroria e Krimit të Organizuar.
Ditë më parë edhe ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski njoftoi se do të nisë një procedurë brenda SPB-së në Veles për të konstatuar përgjegjësinë e policëve në rastin kur viktima nga Velesi kishte denoncuar disa herë në polici rastin, por dyshohet se nuk ishte proceduar mjaftueshëm.
Nga policia kanë njoftuar tashmë disa herë se ndaj dorasit i cili më pas kreu vetëvrasje ka pasur disa kallëzime penale, duke e drejtuar gishtin ka prokuroria dhe gjykata për mos caktimin e masave të kujdesit. Një qasje e tillë e prokurorisë nuk u pa në rastet paraprake si ai i Koçanit, ku zyrtarët policorë përfunduan nën pranga edhe pa konstatimin e kontrollit të brendshëm se kanë bërë shkelje ligjore./ Alsat.mk