Një shtetase 19 vjeçe e Turqisë është arrestuar në Gostivar, përcjell TV21. Sipas Policisë, tek e njëjta janë gjetur substanca narkotike.
“Më 18.09.2025, në orën 12:45 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Gostivar e kanë privuar nga liria A.B. (19) nga Republika e Turqisë, pasi tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar tableta dhe një send me mbetje marihuane. Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në banesën dhe hapësirat ndihmëse ku ajo jeton dhe i përdor në Gostivar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një bluarëse me mbetje marihuane, tableta, substancë e bardhë pluhur, peshore digjitale, një qese me fara kanabisi dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se rrjedhin nga vepër penale”, thonë nga MPB.