Kryeministri Hristijan Mickoski, ka komentuar djegien e disa makinave që sot kanë ndodhur në Shkup, duke thënë se kjo është një provë shtesë e asaj që e flet gjatë tërë kohës, se ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panik tek qytetarët para zgjedhjeve.
“E patë në mëngjes u shfaq një inçizim i qartë se si ndodhi zjarrvënia në një objekt që ndodhi herët në mëngjes, në ora 04:30. Kam qenë vazhdueshëm në linjë edhe me kryetarin e komunës së Kisella Vodës, me ministrin dhe me Njësitin e Zjarrfikësve në Shkup. E patë se si paturpësisht shkakoi zjarrin dhe kjo është vetëm edhe një provë shtesë e asaj që e flas gjithë kohës se për fat të keq ekzistojnë qendra të fuqisë që po mundohen të shkaktojnë frikë, panikë tek qytetarët para zgjedhjeve. Përgjigja se kujt i konvenon kjo, mendoj se do ta merrni vetë duke bërë një analizë shumë të shkurtë. Maja e strukturave në Ministrinë e Brendshme janë mbledhur dhe kanë identifikuar rreth njëzet persona për të cilat ka dyshime të bazuara se qëndrojnë pas gjithë këtij procesi. Njëkohësisht kishim raportime të caktuara që i kemi grumbulluar ditët e kaluara dhe në një aksion të koordinuar mes Ministrisë e Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, do të veprohet ditëve në vijim. Fatkeqësisht ka struktura që në këtë mënyrë po mundohen të shakktojnë jostabilitet dhe jo qetësi”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.
Data 07.02.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: LSDM me standarde të dyfishta për projektin “Safe City”
- Dimitrievski: Jam i kënaqur me rrogën që marr, por nuk jetoj nga ajo
- Marihuana e sekuestruar në Shkup dhe Strumicë vlerësohet mes 50 dhe 270 milionë euro
- Musa: Partneriteti i barabartë, themeli i suksesit të VLEN-it
- Risitë dhe kushtet e “rënda” në Ligjin për arsimin e lartë, profesorët s’do e kenë lehtë, rektori me mandat më të gjatë
- Arrestimi i tre personave për përdorim të parave të falsifikuara në Ferizaj
- EMRAT/ I morën një personi 20 mijë euro duke i premtuar favore për transferimin e një të dënuari, SPAK dërgon për gjykim ish gardistin dhe bashkëpunëtorin e tij
- Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulur deri 100 metra në Strazhë dhe Mavrovë dhe deri 60 metra në rrugën Gjevgjeli – VK “Bogorodicë”


