Çdo shtëpi e re fillon me një ëndërr të ëmbël, dhe ndonjëherë me vetëm një biletë llotarie.
Llotaria Shtetërore me krenari prezanton biletën e menjëhershme “Shtëpi, e ëmbël shtëpi”,
e cila ofron shanse për fitime në para dhe mundësinë për të realizuar një nga ëndrrat më të
mëdha të jetës – një shtëpi në pronësi në Shkup.
Me një çmim prej vetëm 100 denarësh, secili ka një shans për ta provuar momentin e vet
të lumturisë. Loja është e thjeshtë dhe e shpejtë: fërkohen tre numrat fitues dhe pastaj të
gjitha 15 fushat e biletës. Nëse një nga numrat tuaj përputhet me një nga numrat fitues,
bileta është e fituar. Nën sipërfaqjen e shkëlqyer ndoshta fshihet çelësi i shtëpisë tuaj të re.
Fitimi kryesor është një banesë në një kompleks të ri dhe modern banesor në komunën
Aerodrom, një nga lokacionet urbane më të dëshiruara në Shkup. Përveç banesave, bileta
ofron edhe shumë fitime në para me vlerë nga 100 deri në 100.000 denarë, gjë që e
rrit ekstra emocionin.
Në shitje është seria e dytë e biletës së menjëhershme “Shtëpi, e ëmbël shtëpi”, dhe deri
tani nga të dy seritë e kësaj loje të menjëhershme, ka pasur tashmë fitues të lumtur që e
kanë realizuar ëndrrën e tyre. Njerëz nga pjesë të ndryshme të vendit, Shkup, Shtip, Manastir,
Kavadarc, Tetovë, Kërçovë, Prespë dhe Resen janë vendosur tashmë në banesat e tyre të reja.
Historitë konfirmojnë se lumturia vjen më së shpeshti kur e presim më së paku.
Për dikë, “Shtëpi, e ëmbël shtëpi” ka qenë më në fund një çati e vet mbi kokë. Për një tjetër,
një dhuratë për fëmijë ose të afërm. Kjo nuk është thjesht një lojë. Por një shans i vërtetë
jetësor, për të ndier siguri, stabilitet dhe për të bërë një hap të madh përpara.
Bileta mund të blihet në të gjitha pikat e shitjes të Llotarisë Shtetërore në të gjithë vendin.
Ju kujtojmë se lojërat e fatit janë një formë argëtimi dhe duhet të luhen në mënyrë
të përgjegjshme.
‘Lumturia është kudo’
Llotaria Shtetërore”